#

Greentest mat:

  • 1. Përqëndrimin e kripërave të ndryshme tek frutat, perimet dhe mishi, duke përfshirë kripërat që përmbajnë nutrifikues esencial, po ashtu dhe kripëra që mund të shkaktojnë dëmtime serioze shëndetit tonë. Teknologjia e Greentest ndihmon për të detektuar përqëndrimin e peshës së kripërave jonizuese si: (Cl) klori, (SO4) sulfati, (NO3) nitrat, dhe (NO2) jone-nitriti dhe është i kalibruar për të treguar sasinë precise të joneve të nitratit. Kripërat e nitratit të cilat akumulohen në përqëndrime të larta prej kultivimit jo proporcional të frutave dhe perimevepërbëjnë shqetësimin kryesor ndaj shëndetit njerëzor.

  • 2. Përqëndrimin e kripërave të ndryshme në ujë. Greentest është një matës i TDS (solideve totale të tretura). Matësi TDS mund të detektojë kripërat, solidet, dhe acidet e tretura në ujë. Përbërje organike të larta molekulare sic janë pesticidet, herbicidet dhe hidrokarburet nuk mund të detektohen nga pajisja.

    Shkalla e vogël e Greentest, është e kalibruar në ppm (pjesë për million) dhe përcakton sasinë e joneve të jashtme për 1 000 000 molekula në ujë. Prandaj 1 ppm = 1mg/l =0.02mg – ekuivalent/liter= 0.01mM ekuivalent/liter. Normativat janë përcaktuar nga Instituti Gjerman i Standartizimit (DIN19643).

  • 3. Radioaktivitetin e ambientit përreth dhe të objekteve të caktuara.
    Rrezatimi radioaktiv është I përcaktuar nga sasia e energjisë së jonizimit të radiaktivitetit (rrezet gamma dhe fluksi i grimcave Beta).


Si mund të mbroj veten nga sasia e tepërt e nitrateve në fruta, perime dhe mish?

#

Me ndihmën e aparatit Greentest ju mund të kontrolloni menjëherë përqëndrimin ekzakt të nitrateve në fruta dhe perime dhe të përcaktoni nëse janë të shëndetshme për ti konsumuar ose jo.

Organizata botërore e shëndetit sugjeron 3.7 mg nitrat për kg pesh trupore si maksimum të përthithjes ditore nga të rriturit. Për shembull, nëse trupi juaj peshon 50 kg, atëherë sasia maksimale ditore e nitratit të përthithur duhet të jetë 185 mg (50 kg x3.7 mg). Kështu që nëse përdorni pajisjen Greentest për të testuar një perime të zakonshme si lakra dhe merrni rezultatin 1100mg /kg nitrat, atëherë një I rritur mund të hajë vetëm 185 (mg)/1100 (mg/kg) = 0.168 kg ose 168 g të kësaj lakre. Në përgjthësi njerëzit konsumojnë disa lloje të ndryshme të frutave dhe perimeve gjatë ditës dhe duhet të sigurohen që sasia totale e nitratit të marrë gjatë ditës të jetë larg vlerës limitit ditor, duke kontrolluar cdo ushqim. Ushqimet me konservantë mund të përmbajnë gjithashtu sasi të larta nitrati i cili duhet konsideruar kur llogarisni marrjen e sasisë ditore të nitratit. Gjithashtu, kini parasysh që limiti i sasisë ditore të nitratit për fëmijët më të vegjël se 1 vjec është 30 mg. për fëmijë më të rritur, nitrati ditor I sugjeruar është 50 mg.

Po ju japim disa sugjerime praktike se si mund të minimizoni nivelin e nitratit në dietën tuaj: hani fruta dhe perime sezonale duke qënë se kërkojnë më pak fertilizues, pesticide dhe kimikate gjatë kultivimit; lajini, frutat dhe perimet përpara se ti hani; hiqni të gjitha pjesët e dëmtuara;prijini perimet e qëruara më dysh dhe zhytini në ujë pak të kripur për 30-40 min (kjo procedurë ul në mënyrë substanciale nivelin e nitrateve në ushqimet e testuara); ziejini perimet në një neë të madhe me ujë dhe hidheni poshtë ujin; mos përdorni neë alumini për sallatat; qëroni lëkurën dhe hidhni në mbeturina pjesët ku u detektua sasia e lartë e nitratit.


Si mund të mbroj veten nga sasia e lartë e radioaktivitetit të ambientit ose pajisjeve rrezatuese?

#

Nëse aparati Greentest detekton një nivel të lartë të radioaktivitetit në ambientin përreth jush është e këshillueshme të largoheni menjëherë nga zona e rrezikshme dhe të raportoni atë tek autoritetet. Nëse burimi I rrezatimit është një objekt, kursi i aktivitetit duhet të jetë si më sipër dhe duhet të thërrisni specialistët. Nëse është një produkt ushqimor, ju rekomandojmë që të mos e hani produktin. Sa më pak kohë të shpenzoni pranë burimit të radioaktivitetit aq më pak do të dëmtoni shëndetin tuaj.

Perktheu: Klevis Begaj